Lulzim Maliçi (Konçuli) nderohet me çmimin “Imazhi Shqiptar” në Zvicër

22 nëntor 2026 | 21:32

Lulzim Maliçi (Konçuli) është nderuar me çmimin prestigjioz “Imazhi Shqiptar”, një vlerësim që i kushtohet kontributit dhe angazhimit të tij.

Me rastin e ndarjes së këtij çmimi, Xhelal Memeti, dhurues i çmimit “Imazhi Shqiptar”, e ka uruar Malicin për këtë mirënjohje, duke e cilësuar vlerësimin si plotësisht të merituar. Ai gjithashtu e ka falënderuar për kontributin e dhënë, duke i dëshiruar shëndet dhe suksese të mëtejshme.

Në mesazhin e tij të urimit, Memeti ka shprehur respektin dhe vlerësimin për Malicin.

“I nderuar z. Lulzim Malici, urime nga zemra për çmimin ‘Imazhi Shqiptar’! Ky vlerësim është plotësisht i merituar.

Ju falënderoj për kontributin tuaj. Zoti ju dhëntë shëndet dhe suksese të mëtejshme!”, ka shkruar Xhelal Memeti.

Çmimi “Imazhi Shqiptar” vjen si një tjetër vlerësim për Lulzim Malicin, ndërsa urimi i Memetit shpreh mirënjohjen dhe respektin për kontributin e tij.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Në atmosferën e Festave të Nëntorit, këngëtari Shkodran Tolaj ka…