Shkodran Tolaj sjell këngën e re “Po ku je, o Dervish Shaqa”, një nderim për rapsodin legjendar
Në atmosferën e Festave të Nëntorit, këngëtari Shkodran Tolaj ka publikuar krijimin e tij më të ri, “Po ku je, o Dervish Shaqa”, një nderim muzikor kushtuar një prej figurave më të shquara të rapsodisë shqiptare.
I frymëzuar nga vargjet e njohura “Kur ta kthyem, Kosovë, ty shpinën”, Tolaj ka sjellë një krijim të ri, duke ndërthurur frymën e këngës tradicionale me një qasje bashkëkohore muzikore.
Kënga mbart mallin, krenarinë dhe kujtesën historike, duke përcjellë mesazhin se zëri dhe vepra e Dervish Shaqës vazhdojnë të jetojnë ndër breza.
Teksti dhe muzika ndërthurin krijimtarinë e Shkodran Tolajt me refrenin e trashëguar nga repertori i Dervish Shaqës, ndërsa orkestrimi është realizuar nga kompozitori Ardian Kastrati.
Realizimi është prezantuar nga Produksioni EUROLINDI, më 22 nëntor 2026, në Ditën e Alfabetit Shqiptar.
“Po ku je, o Dervish Shaqa” është një homazh artistik për trashëgiminë tonë muzikore dhe për figurat që i dhanë zë historisë shqiptare.



