39 vite pa Faton Domin dhe Fevzi Ramën
22 nëntor 2026
| 22:44
Sot, më 22 nëntor, kujtojmë me respekt dhe mall dy ish-futbollistët e FC Prishtinës, Faton Domin dhe Fevzi Ramën, të cilët 39 vjet më parë, më 22 nëntor 1987, humbën tragjikisht jetën në një aksident komunikacioni.
Pjesë e gjeneratës së artë të FC Prishtinës, Domi dhe Rama ishin emra që kontribuuan në historinë e klubit, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën e tifozëve dhe të gjithë dashamirëve të futbollit.
Edhe pas 39 vjetësh, emrat dhe kontributi i tyre mbeten pjesë e pandashme e historisë së FC Prishtinës. FC Prishtina nuk i harron kurrë legjendat e saj! Lavdi e përjetshme kujtimit të Faton Domit dhe Fevzi Ramës!



