Prizrenasit protestojnë sot para zyrave të KEDS-it

23 nëntor 2026 | 08:54

Për shkak të pakënaqësive me gjendjen e furnizimit me energji elektrike, sot do të mbahet një protestë në Prizren, ku do të kërkohet përmirësimi i këtij shërbimi.

Protesta është thirrur nga kryetarët e bashkësive lokale të kësaj komune dhe do të mbahet nga ora 11:00, para zyrave të KEDS-it në Prizren.

Përmes një njoftimi, organizatorët kanë ftuar kryetarët e bashkësive lokale dhe anëtarët e tyre, të cilët përfaqësojnë fshatrat dhe lagjet e komunës, që t’i bashkohen protestës.

“Ftojmë të gjithë kryetarët e Bashkësive Lokale dhe anëtarët e tyre që përfaqësojnë fshatrat dhe lagjet e komunës sonë, të bashkohen në këtë protestë paqësore”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Një herë në javë Stephanie shkon te banka e ushqimit…