Pas shkëlqimit ndaj Lausanne-Sport, Lutfi Dalipi ka zënë një vend edhe në formacionin më të mirë të javës në Zvicër.
Ylli nga Presheva që së fundmi zgjodhi Kosovën ishte më i dalluari në barazimin 2-2, sfidë ku faktikisht edhe shënoi gol.
“Sofascore” e ka vlerësuar me notë të lartë prej 8.9, duke bërë që të jetë në formacionin më të mirë të javës.
Përndryshe, Dalipi ka shënuar gjashtë gola dhe dhuruar nëntë asistime këtë sezon në elitën e futbollit zviceran.
Ky sezon pritet të jetë i fundit në Superligën e Zvicrës meqenëse po kërkohet me ngulm në Gjermani, ku top klubet si RB Leipzig, Hoffenheim e Eintracht Frankfurt kanë nisur punën për ta blerë në verë.
Përndryshe, Dalipi do të jetë në dispozicionin e përzgjedhësit Franco Foda që nga muaji mars, pra kur të nisin ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2028”.