Mourinho i paralajmëron gjigantët e Evropës pas ndeshjeve të Kombëtareve

23 nëntor 2026 | 10:58

Jose Mourinho ka folur për vështirësitë me të cilat përballen skuadrat e mëdha evropiane pas ndeshjeve të Kombëtareve. Trajneri i Real Madridit ka theksuar se pushimi ndërkombëtar ndikon ndjeshëm në përgatitjen dhe paraqitjet e klubeve.

“Arsenali nuk do të fitojë, City nuk do të fitojë, Chelsea nuk do të fitojë, Bayerni nuk do të fitojë”, ka thënë Mourinho, duke iu referuar vështirësive me të cilat përballen skuadrat që kanë shumë futbollistë të angazhuar me përfaqësueset e tyre.

Portugezi ka përmendur edhe dëmtimet, lodhjen fizike, ndryshimin e rutinës dhe kohën e pamjaftueshme për përgatitje. Sipas tij, rikthimi i futbollistëve nga Kombëtaret krijon një periudhë veçanërisht të vështirë për klubet që kanë shumë reprezentues.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka rol të rëndësishëm në…