Presidentja Justina Shiroka-Pula nesër viziton FSK-në

23 nëntor 2026 | 16:58

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, do të realizojë nesër, më 24 nëntor, vizitën e saj të parë zyrtare në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Vizita do të nisë në orën 10:00, në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes, ku presidentja do të pritet me ceremoninë më të lartë ushtarake nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Gjatë kësaj vizite, presidentja Shiroka-Pula do të zhvillojë gjithashtu një takim me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Sipas njoftimit për medie, përfaqësuesit e mediave do të kenë mundësi të marrin pamje filmike dhe fotografi vetëm gjatë ceremonisë zyrtare të pritjes së presidentes nga komandanti i FSK-së.

Vizita shënon paraqitjen e parë zyrtare të presidentes Shiroka-Pula në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe…