50 milionë euro mbështetje për Kosovën, Shiroka-Pula pret në takim diplomatin e Luksemburgut

23 nëntor 2026 | 16:47

Presidentja e Republikës së Kosovës, Shiroka-Pula, ka pritur në takim të ngarkuarin me punë të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit bilateral.

Gjatë takimit, presidentja Shiroka-Pula ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe shumëdimensionale që Luksemburgu i ka ofruar Kosovës ndër vite, duke vlerësuar kontributin e këtij shteti në zhvillimin e vendit.

Ajo ka vlerësuar veçanërisht vazhdimin e mbështetjes financiare të Luksemburgut përmes kornizës së re të bashkëpunimit, në vlerë prej 50 milionë eurosh për periudhën 2026–2030.

Sipas njoftimit të Presidencës, presidentja ka theksuar se kjo mbështetje dëshmon përkushtimin afatgjatë të Luksemburgut ndaj Kosovës dhe besimin në potencialin e saj zhvillimor.

Në takim është diskutuar edhe për perspektivën evropiane të Kosovës, me ç’rast presidentja ka vënë në pah rëndësinë e mbështetjes së mëtejshme të Luksemburgut për avancimin e rrugës së Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe aspiratën e saj për anëtarësim në NATO.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e Presidencës së Republikës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kuvendi Komunal i Prishtinës të martën do të mbajë një…