Një segment i Unazës së Arbërisë do të mbajë emrin “Frank G. Wisner”
24 nëntor 2026
| 11:16
Kuvendi i Kryeqytetit ka miratuar emërtimin e një segmenti të Unazës së Arbërisë me emrin e diplomatit amerikan Frank G. Wisner, raporton Ekonomia Online.
Propozim-vendimi u miratua në një seancë të jashtëzakonshme me 38 vota për, pa asnjë votë kundër dhe pa abstenime.



