Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Pejë
Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në një objekt ndërtimi në komunën e Pejës, pas evidentimit të parregullsive dhe mungesës së masave të nevojshme për sigurinë dhe shëndetin në punë.
Sipas njoftimit të Inspektoratit, vendimi është marrë gjatë inspektimeve në terren, ku janë konstatuar mangësi në zbatimin e masave për mbrojtjen e punëtorëve.
Punimet në këtë objekt do të mbeten të ndaluara deri në eliminimin e të gjitha parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punëtorët.
“Inspektorati Qendror i Punës, gjatë realizimit të inspektimeve në terren, ka ndaluar punimet në një objekt ndërtimi në komunën e Pejës. Vendimi për ndalimin e punimeve është marrë pas evidentimit të parregullsive dhe mungesës së masave të nevojshme për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë. Punimet do të mbeten të ndaluara deri në eliminimin e të gjitha parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punëtorët”, është thënë në njoftimin e IQP-së.



