Humbin jetën pesë ushtarë turq, KFOR-i shpreh solidaritet me Turqinë
25 nëntor 2026
| 08:36
Misioni i KFOR-it, ka shprehur ngushëllime pas aksidentit tragjik të një helikopteri ushtarak në Eskişehir të Turqisë, ku humbën jetën pesë pjesëtarë të Forcave të Armatosura turke.
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, në emër të gjithë personelit të misionit, u ka shprehur ngushëllime familjeve dhe të afërmve të viktimave, si dhe Forcave të Armatosura të Turqisë.
“Mendimet tona janë me ta në këtë kohë pikëllimi të thellë”, ka deklaruar Vergori.
KFOR-i ka theksuar se qëndron në solidaritet me Turqinë, të cilën e ka cilësuar si aleate të çmuar të NATO-s dhe kontribuuese në misionin në Kosovë.



