Nëna e UÇK-së, Stanë Pjetër Gashi, është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime!
24 nëntor 2026
| 20:58
Në ndihmë i ka shkuar Urgjenca e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare të Komunës së Gjilanit!
Ekipi mjekësor, pas ndihmës së ofruar, për siguri më të madhe, sonte, në orët e vona të mbrëmjes, e ka transferuar në Spitalin e Gjilanit!
Mirënjohje stafit mjekësor të Urgjencës së QKMF-së të Komunës së Gjilanit, i cili pandërprerë i shkon në Peshter të Brusit për t’i ofruar ndihmë mjekësore, kurdoherë që Ajo ka nevojë dhe e thërret!
Nënës së UÇK-së, Nënë Stanës, i urojmë shërim të shpejtë!
Faleminderit stafit mjekësor të Urgjencës së QKMF-së së Gjilanit!
Faleminderit Kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni!
Faleminderit Drejtoreshës së Shëndetësisë së Gjilanit, Mimoza Kadriut!
Prishtinë, 24 Nëntor 2026!




