Komuna e Vitisë shpërndan plugje për fermerët

25 nëntor 2026 | 08:52

Komuna e Vitisë ka shpërndarë sot 14 plugje prej 12 inçësh për fermerët që kultivojnë sipërfaqe më të mëdha të tokës bujqësore.

Në shpërndarjen e këtyre pajisjeve morën pjesë kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, dhe drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Naim Pira.

Vlera e përgjithshme e pajisjeve bujqësore është 18,900 euro, ndërsa fermerët përfitues kanë participuar me 20 për qind të kësaj shume.

Me dorëzimin e plugjeve, Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural ka përmbyllur shpërndarjen e pajisjeve bujqësore të planifikuara për vitin 2026.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
CEO i Nvidia-s, Jensen Huang, ka kërkuar falje publike para…