Shpendi largohet në janar nga Cesena, destinacioni Serie A

25 nëntor 2026 | 16:05

Sulmuesi i Shqipërisë, Cristian Shpendi pritet që gjatë afatit kalimtar të largohet nga Cesena, ekip që bën gara në Serie B të Italisë.

Forma fantastike që Shpendi ka treguar këtë sezon, ka bërë që shumë skuadra nga Serie A të insistojnë në transferimin e tij.

Megjithatë, Cagliari është ekipi favorit për shërbimet e Shpendit, i cili ka kontratë me Cesenan deri në vitin 2028.

Te Cesena duan ta mbajnë Shpendin të paktën deri në fund të sezonin, por Cagliari është gati të ofrojë deri në 5 milionë euro për kartonin e tij.

Shpendi është promovuar në ekipin e parë të Cesenas në vitin 2021 dhe sezonet e fundit është ndër lojtarët kryesor të ekipit.

Në 13 ndeshje të luajtura në sezonin aktual në Serie B, Shpendi ka shënuar 12 gola dhe ka bërë 1 asistim.

23-vjeçari, gjithashtu ka edhe katër paraqitje me Kombëtaren e Shqipërisë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, është takuar me Auditoren e…