Gashi dhe Spanca diskutojnë për trajtimin e rasteve të adresuara nga Zyra Kombëtare e Auditimit

25 nëntor 2026 | 16:02

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, është takuar me Auditoren e Përgjithshme, Vlora Spanca.

Në fokus të diskutimeve ndërmjet Kryeprokurorit të Shtetit dhe Auditores së Përgjithshme ka qenë zbatimi sa më efikas i Memorandumit të Bashkëpunimit Ndërinstitucional, i cili ka të bëjë me trajtimin e rasteve të adresuara nga Zyra Kombëtare e Auditimit në institucionin e Prokurorit të Shtetit, në të cilat dyshohet se ka elemente të veprave penale, veçanërisht të mashtrimit në financat publike.

Po ashtu, është diskutuar për vazhdimin e punëtorive të përbashkëta, me qëllim të shkëmbimit të përvojave profesionale dhe forcimit të kapaciteteve për identifikimin dhe trajtimin sa më efektiv të rasteve që mund të përbëjnë vepra penale.

Të dyja palët janë dakorduar që, në respektim të kompetencave dhe përgjegjësive ligjore të secilit institucion, të vazhdojnë thellimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen, në funksion të luftimit të keqpërdorimit të parasë publike.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Drejtuesi i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të…