SPAK-u dhe Prokuroria Speciale e Kosovës diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit

25 nëntor 2026 | 16:01

Drejtuesi i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Klodjan Braho, ka pritur në takim kryeprokurorin në detyrë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Dren Paca.

Sipas njoftimit të publikuar nga SPAK-u në “Facebook”, në këtë takim është diskutuar për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, me theks të veçantë në koordinimin e veprimeve, shkëmbimin e informacionit dhe intensifikimin e komunikimit ndërmjet strukturave përkatëse.

Gjatë bisedës është vënë në pah rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional në luftimin e krimit të organizuar, i cili në shumë raste i tejkalon kufijtë shtetërorë.

SPAK-u ka theksuar se bashkërendimi i veprimeve dhe partneriteti ndërmjet institucioneve të drejtësisë mbeten thelbësore për të përballuar me efikasitet këtë fenomen.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit prej…