Policia gjen një armë zjarri gjatë kontrollit në një automjet në Suharekë

25 nëntor 2026 | 16:44

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrolleve të kryera nga patrullat policore, ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri në një automjet në Suharekë.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur gjatë kontrollimit të dokumentacionit të një automjeti në një pikë kontrolli në Suharekë. Zyrtarët policorë kanë vërejtur në kroskotin e automjetit një armë zjarri, pistoletë, të mbushur me një krehër me katër fishekë.

“Në momentin e kontrollit, personi që drejtonte automjetin nuk posedonte leje përkatëse për mbajtjen e armës në fjalë. Më vonë, në stacionin policor është paraqitur edhe pronari i armës së zjarrit, i cili posedonte leje për armën në fjalë. Megjithatë, me vendim të prokurorit, duke marrë parasysh se në momentin e ndalimit arma ishte gjetur në posedim të personit të dyshuar, ndaj tij është iniciuar procedurë penale për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”, është thënë në njoftim.

Pas intervistimit, sipas njoftimit, i dyshuari A.M., 26-vjeçar, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa arma është sekuestruar përkohësisht.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Platforma për mbledhjen e fondeve, “GoFundMe”, ua ka kthyer të…