I kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar, ekstradohet nga Belgjika në Kosovë
Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të PK-së dhe institucionet e drejtësisë, njofton se ka realizuar me sukses një ekstradim.
Me datë 25.11.2026 është ekstraduar nga Belgjika për në Kosovë, “shtetasi i Kosovës B.B, pasi që i njëjti kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së R. Kosovës, i përfshirë në veprën penale “Legalizim i përmbajtjes së rreme”. Pas ekstradimit i dyshuari iu dorëzua njësiteve përkatëse të policisë DRP Gjakovë për procedura të mëtutjeshme ligjore”, thuhet në njoftim.
“Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, do vazhdoj me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit”, thuhet në njoftimin e policisë.



