Shqiptarët në Milano do të kenë ndërprerje të shërbimeve konsullore gjatë festave të fundvitit

26 nëntor 2026 | 08:41

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Milano ka njoftuar bashkatdhetarët se shërbimet e rregullta konsullore do të ndërpriten nga 24 dhjetori 2026 deri më 4 janar 2027, për shkak të festave të fundvitit dhe mbylljes së vitit fiskal.

Sipas njoftimit, shërbimet konsullore do të rifillojnë më 5 janar 2027, por Konsullata do të jetë sërish e mbyllur më 6 dhe 7 janar, për shkak të festave zyrtare.

Puna e rregullt do të vazhdojë më 8 janar 2027.

Konsullata u ka bërë thirrje qytetarëve që të planifikojnë dhe të kryejnë me kohë kërkesat dhe procedurat e tyre konsullore, duke marrë parasysh datat e ndërprerjes së shërbimeve.

Në fund të njoftimit, Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Milano ka përcjellë urimet për festat e fundvitit për të gjithë bashkatdhetarët dhe familjet e tyre.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Për herë të parë në historinë e saj 81-vjeçare, Kombet…