Sot mbahet seanca gjyqësore ndaj Vesel Krasniqit, dëshmitar ish-ministri Bajram Hasani
26 nëntor 2026
| 10:40
Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë mbahet seanca gjyqësore ndaj Vesel Krasniqit, ish-ministër i Tregtisë dhe Industrisë.
I ftuar si dëshmitar në këtë seancë është ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani.
Burime të gazetës “Epoka e Re” kanë bërë të ditur se seanca është caktuar për në orën 13:15.
“Ju njoftoj se më datë 26.11.2026, në orën 13:15, është caktuar seanca e shqyrtimit gjyqësor në lëndën PS.nr.02/2026, kundër të pandehurit Vesel Krasniqi”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit që ka siguruar gazeta, dëshmitari, ish-ministri Bajram Hasani, është ftuar të paraqitet në gjykatë për të dhënë dëshminë e tij në këtë çështje penale.



