Deklaratat e Halitit lidhur me vrasjet e pasluftës në Kosovë, Haradinaj: A bon me e ditë kush po i nxitë këto debate
26 nëntor 2026
| 10:59
Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka komentuar deklaratat e ish-deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti, lidhur me vrasjet e pasluftës në Kosovë.
Ndërkaq, Haradinaj ka ngritur pikëpyetjen se kush po i nxit këto debate dhe për çfarë arsyeje po rikthehen vazhdimisht në opinion publik.
Duke komentuar deklaratat e Xhavit Halitit për vrasjet e pasluftës në Kosovë, ka ngritur pikëpyetjen se kush po i nxit këto debate dhe pse.
“Pra, unë e shtroj pyetjen: pse? Gjithë këta njerëz janë agjenda të huaja”, tha Haradinaj.



