Limaj reagon për vrasjen e policit në Istog

27 dhjetor 2018 | 18:07

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas vrasjes së policit Izet Demaj në Istog, gjatë plaçkitjes së një banke.

Limaj ka thënë se ky lajm e ka prekur atë dhe gjithë qytetarët e Kosovës.

Me këtë rast, Limaj i ka shprehur ngushëllime familjes së Demajt, miqve dhe Policisë së Kosovës.

Në këto momente të vështira, Limaj ka thënë se bashkëndjejnë me familjen dhe miqtë e policit të vrarë.

Ai ka theksuar se rastet e tilla të mos përsëriten asnjëherë më në Kosovë.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë ka dhënë detaje për…