Lekaj fton shoferët që të kenë kujdes pas reshjeve të borës
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se kompanitë për pastrimin e rrugëve nga bora janë gjithandej nëpër rrugët Kosovës.
Me këtë rast, ai ka kërkuar nga shoferët që të kenë kujdes gjatë vozitjes.
“Bora nuk po ndalet e as puna për ta pastruar atë. Kompanitë e kontraktuara dhe ekipet e Ministrisë së Infrastrukturës janë në teren gjithandej Kosovës për të mundësuar qarkullim në të gjitha rrugët rajonale, nacionale dhe autostrada. Shoferë, keni kujdes, përshtatjani kushteve atmosferike dhe mos dilni pa pajisje dimërore!”, ka shkruar Lekaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/
Bora nuk po ndalet e as puna për ta pastruar atë. Kompanitë e kontraktuara dhe ekipet e Ministrisë së Infrastrukturës janë në teren gjithandej Kosovës për të mundësuar qarkullim në të gjitha rrugët rajonale, nacionale dhe autostrada. Shoferë, keni kujdes, përshtatjuni kushteve atmosferike dhe mos dilni pa pajisje dimërore!
Gepostet von Pal Lekaj am Donnerstag, 10. Januar 2019