Presidenti Thaçi: Me Sylejman Selimin në liri, Kosova është më e sigurt
25 janar 2019
| 14:07
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i është gazuar lajmit për lirimin nga burgu të ish-komandantit të shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi.
Thaçi ka thënë se Selimi është heroi i gjallë dhe se me të Kosova është më e sigurt.
“Me heroin e gjallë, gjeneralin Sylejman Selimi në liri, Kosova është më e mirë dhe më e sigurt”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/
Me heroin e gjallë, gjeneralin Sylejman Selimi në liri, Kosova është më e mirë dhe më e sigurt. HTH
Gepostet von Hashim Thaçi am Freitag, 25. Januar 2019