Haradinaj: Bashkëpunimi me BERZh-in do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të Kosovës

05 shkurt 2019 | 11:03

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë, ka pritur në takim një delegacion nga bordi i drejtorëve të Bashkës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), me të cilët ka biseduar për investimet e deritanishme të kësaj banke në vendin tonë.

“Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim mbetet partner strategjik i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Me delegacionin e bordit të drejtorëve të BERZh-it, diskutuam mbi investimet e deritashme të kësaj banke në Kosovë dhe për projektet zhvillimore në periudhën e ardhshme. Thellimi i bashkëpunimit me BERZh-in për realizimin e projekteve infrastrukturore, të energjisë së ripërtërishme, minierave, zhvillimin e sektorit privat nëpërmjet financimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe mbështetjen e investimeve të huaja direkte do të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Image may contain: 5 people, people sitting, table and indoorImage may contain: 5 people, people smiling, people sitting, screen, office and indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është ende e paqartë nëse në seancën e Këshillit të…