Katër shtete kundër debatit për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

05 shkurt 2019 | 10:57

Është ende e paqartë nëse në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara më 7 shkurt do të diskutohet për Kosovën.

ShBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania dhe Polonia kanë kundërshtuar ashpër synimin për të vendosur raporte të rregullta tremujore të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së mbi Kosovën në agjendën e seancës të Këshillit të Sigurimit.

Kështu ka deklaruar shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq.

Ai ka thënë se për herë të parë rendi i ditës nuk është miratuar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, dhe se sipas tij, kjo nuk përfaqëson sjellje serioze për një organizatë si OKB-ja.

Daçiqi ka shpjeguar se rendi i ditës do të miratohet më 7 shkurt dhe se nuk dihet nëse Kosova do të jetë në të.

“Ne vështirë se mund të marrim nëntë vota për ta vënë atë në agjendë, sepse nuk ka veto atje, por ata nuk mund të marrin nëntë vota për ta bërë atë të mos ndodhë”, ka thënë Daçiqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëheqësi i Mercedesit, Toto Wolff, nuk ishte i sigurt nëse…