Buja reagon rreth debatit për vrasjet e pasluftës: Të mos ua vështirësojmë betejën ish-krerëve të UÇK-së
Ish-komandanti i Zonës së Nerodimës, Shukri Buja, ka reaguar lidhur me debatet e fundit publike për vrasjet e pasluftës në Kosovë, duke kërkuar kujdes në deklarimet publike në kohën kur ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.
Në një reagim publik, ai ka ngritur pyetjen se kujt po i shërben ky debat dhe pse po zhvillohet pikërisht në këtë periudhë.
“Ky debat po zhvillohet pikërisht në një kohë tejet të ndjeshme, kur mbrojtja e udhëheqësve politikë dhe ushtarakë të UÇK-së po përgatitet për sfidimin e akuzave dhe të pretendimit për një të ashtuquajtur ‘Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale’”, ka shkruar ai në “Facebook”.
Buja ka ngritur disa dilema lidhur me debatet dhe deklaratat e fundit publike.
“Kujt po i shërben ky debat? Nga kush po nxitet? Pse pikërisht tani? Dhe çfarë synohet të arrihet përmes këtyre deklaratave dhe përplasjeve publike?”, ka shkruar ai.
Në fund, ish-komandanti ka bërë thirrje për mbështetje ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke kërkuar që debatet publike të mos ua vështirësojnë procesin.
“Sot bashkëluftëtarët tanë kanë nevojë për mbështetjen tonë. Le të jemi krah tyre, jo barrë mbi supet e tyre, sepse nëse nuk mund t’i ndihmojmë, të paktën të mos ua vështirësojmë betejën!”, ka shkruar Buja, raporton “Ekonomia Online”.
Postimi i plotë:



