Sylejman Selimi intervistohet nga Gjykata Speciale

06 shkurt 2019 | 12:25

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Sylejman Selimi është intervistuar sot nga prokurorët e Gjykatës Speciale në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar avokati mbrojtës i Selimit, Tomë Gashi.

“Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, gjeneral Sylejman Selimi i ftuar nga Gjykata Speciale sot ka dhanë deklaratën e tij në Prishtinë. Sot më 06.02.2019 ne avokatët e tij, Tomë Gashi dhe Gregor Guy Smith, ju ftojmë në konferencë për medie në orën 14:00, në zyrën tonë në Prishtinë, sheshi ‘Nënë Tereza’, Rr. Rexhep Luci 1/1 ( mbi Kino Abc), që të ju njoftojmë lidhur me këtë çështje”, ka shkruar Gashi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

KOMANDANTI I SHTABIT TË PËRGJITHSHËM TË UÇK-së GJENERAL SYLEJMAN SELIMI I FTUAR NGA GJYKATA SPECIALE SOT KA DHANË…

Gepostet von Tomë V. Gashi am Mittwoch, 6. Februar 2019

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltengerb, ka thënë se…