Kryeziu: Zhegrova është i talentuar

07 shkurt 2019 | 11:22

Hekuran Kryeziu ka dhënë fjalë të mëdha për Edon Zhegrovën. Futbollisti i Zurichut thotë se përforcimi i ri i Baselit ka potencial të madh. Së fundmi, Zhegrova u largua nga Genku për t’u huazuar për 18 muaj te klubi i madh zviceran, i cili e ka opsionin e blerjes definitive.

“Unë e njoh atë që një vit e gjysmë nga ekipi kombëtar dhe jam mjaft i nderuar që ai luan për Kosovën dhe që tash është në Basel”, ka thënë Kryeziu. Sipas tij, për një futbollist që lind dhe rritet në Kosovë është mjaft e vështirë të depërtojë në futbollin evropian. “Vetëm talentet më të mëdhenj mund ta bëjnë këtë”, ka shtuar Kryeziu, i cili më pas e ka përshkruar edhe lojën e Zhegrovës. “Ai është mjaft i talentuar, i shpejtë me topin, i shkathtë dhe driblues. Po ashtu, ka teknikë të fortë dhe një të majtë të fuqishme. Ai ka potencial të madh dhe mendoj se e ka një karakter mjaft të fortë”, ka deklaruar mesfushori i Zurichut.

Ai nënvizon se fakti që në Basel luajnë edhe dy shqiptarë, Taulant Xhaka dhe Albian Ajeti, do ta ndihmojë Zhegrovën të ambientohet më lehtë në klubin helvetik. “Ata sigurisht se do t’ia bëjnë ambientimin më të lehtë dhe, po ashtu, do ta ndihmojnë në fushën e blertë”, përfundoi Kryeziu.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një prej hendbollisteve kryesore në përfaqësuesen e Kosovës, Mirela Gjikokaj,…