ShBA, demokratët fitojnë garën në Alabama

13 dhjetor 2017 | 12:54

Në ShBA, demokratët ngushtuan diferencën në përbërjen e Senatit, me fitoren e arritur mbrëmë në zgjedhjet speciale të Alabamës.

Kandidati i tyre, Doug Jones, mundi me rezultat të ngushtë rivalin e fortë republikan Roy Moore, i cili ishte përfolur për sjellje të pahijshme me vajza adoleshente dekada më parë.

Kjo është fitorja e parë e një demokrati në një çerek shekulli në Alabama, një shtet tradicionalisht mjaft konservator.

Ajo shënon një goditje ndaj presidentit Donald Trump, i cili mbështeti hapur kandidatin republikan, megjithë akuzat ndaj Moore. Rezultati i garës shënon gjithashtu një plagë të re për Partinë Republikane tashmë të përçarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ShBA, demokratët ngushtuan diferencën në përbërjen e Senatit, me…