Matoshi bën thirrje për mbrojtjen dhe përdorimin racional të ujit

22 mars 2019 | 14:30

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka marrë pjesë të premten në shënimin e 22 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Ujit dhe 23 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Meteorologjisë e organizuar në Liqenin e Batllavës.

Me këtë rast, ministri Matoshi dha një mesazh për institucionet e vendit dhe qytetarët, për ruajtjen dhe shfrytëzimin racional të ujit në vendin tonë. “Është momenti që të gjithë ta trajtojmë ujin ashtu siç duhet sepse nënkupton jetë dhe si vend kemi nevojë shumë të madhe që të ruajmë sasinë e ujit, ta shfrytëzojmë në mënyrë sa më racionale të kujdesemi si institucione të kemi rezerva ujore për vendin tonë sepse secili prej jush e di, se vendi ynë është me rezervat më të pakta ujore në gjithë Evropën”, ka thënë Matoshi, duke shtuar se motoja e këtij viti “Ujë për të gjithë” na obligon të gjithëve që të punojmë në këtë drejtim.

“Ju lus që të punoni sa më shumë, të na ndihmoni sa më shumë, që të dërgoni sa më shumë mesazhe tek të gjithë për rëndësinë që ka uji, për rëndësinë që duhet t’i kushtojmë ruajtjes së rezervave ujore dhe për rëndësinë e ujit të pastër në mënyrë të veçantë”, ka thënë ministri Matoshi.

Në shënim të kësaj dite, është organizuar edhe një tryezë në të cilën janë prezantuar të arriturat dhe sfidat në fushën e ujërave në Kosovë.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se është i…