MSh-ja po krijon programin kombëtar për trajtimin e infarktit në dy orët e para

18 prill 2019 | 11:24

Rreth 3 000 persona apo 35 për qind e të gjitha vdekjeve brenda vitit në Kosovë, shkaktohen nga sëmundjet e zemrës. Kështu ka bërë me dije ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili.

Ai ka thënë se duke e parë këtë situatë, për herë të parë në Kosovë, po krijojnë programin kombëtar për trajtimin e infarktit në dy orët e para në të gjithë vendin.

“Për çdo vonesë prej 30 minutash pas infarktit, rreziku i vdekshmërisë rritet për 7.5 për qind. Me këtë program, kur një qytetar do të ballafaqohet me sulmin në zemër, kudo që jeton ai në Kosovë, brenda dy orëve do të reagojë i gjithë zinxhiri shëndetësor, me procedura të përshpejtuara, dhe pa asnjë vonesë do ta sjellë atë në QKUK, për t’ia shpëtuar jetën. Me shërbimin 24-orësh për sëmundjet e zemrës dhe stentimin në QKUK dhe tani me këtë program, ne do t’i shtojmë ndjeshëm shanset e qytetarëve tanë për mbijetesë. Programi do të zhvillohet në tri faza dhe puna për realizimin e tij do të fillojë menjëherë”, ka thënë ministri Ismaili.

Fotografia e Uran Ismaili

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
NASA ka dërguar minj në dhjetëra misione në hapësirë që…