Isufi: Mbipopullimi në Prishtinë, njëri ndër shkaktarët e ndotjes

31 janar 2018 | 16:43

Kryetari i grupit parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, në seancën e jashtëzakonshmë të Kuvendit të Kosovës për cilësinë e ajrit në Prishtinë, ka thënë se mbipopullimi në kryeqytet ka ndikuar në shfrytëzimin pa kontroll të automjeteve.

“Elementi që duhet të jetë prioritet është shfrytëzimi i hapësirave për gjelbrim dhe kjo duhet të bëhet në masë të madhe në Prishtinë, mbipopullimi ka bërë që të gjithë të shikojnë mundësitë e shfrytëzimit të veurave, sot kam vërejtur një gjendje në Kryeqytet që është e çuditshme që qendra e qytetit është ndaluar për automjete por periferia dhe në lagjet në kryeqytet është krijuar kaos në lëvizjen e veturave, kjo strategji nuk prodhon shumë efekt, duhet të vëhen të gjitha mekanizmat në lëvizje për këtë çështje”, ka thënë Isufi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në fjalën e…