Kryeparlamentari Xhaferi takoi presidentin Pendarovski, flasin për situatën në vend

20 maj 2019 | 13:13

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka pritur sot në takim presidentin e shtetit, Stevo Pendarovski.

Xhaferi ka përgëzuar presidentin Pendarovski për marrjen e kësaj pozite si dhe ka uruar që ta përmbush detyrën më të lartë shtetërore.

Kryeparlamentari Xhaferi dhe presidenti Pendarovski kanë biseduar për situatën aktuale në vend dhe për pritjet e qytetarëve.

Ata kanë konstatuar se është me rëndësi esenciale që të gjitha institucionet në shtet, mirëpo edhe të gjithë faktorët që janë pjesë e jetës shoqërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut në periudhën e ardhshme t’i orientojnë kapacitetet dhe potencialin e përgjithshëm në realizimin e hapit të ardhshëm të rëndësishëm të integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut siç është marrja e datës për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.

Në këtë drejtim, presidenti Pendarovski ka potencuar rëndësinë e Kuvendit në realizimin e agjendës reformuese dhe dimensionit parlamentar në realizimin e interesave të Republikës së Maqedonisë së Veriut në planin ndërkombëtar.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata Sindikale e Kontrollorëve të Trafikut Ajror të Kosovës, ka…