Mustafa, diasporës: Votoni kandidatët e partive popullore në zgjedhjet për Parlamentin Evropian

23 maj 2019 | 20:15

Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, (LDK), Isa Mustafa, i është drejtuar diasporës së Kosovës në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian.

Mustafa përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka ftuar bashkëatdhetarët që të votojnë për kandidatët e Partive Evropiane Popullore, për një Evropë më të fortë dhe për një Evropë të arsyeshme dhe jo populliste.   

Postimi i plotë i Mustafës:

Të nderuar bashkëatdhetarë/e,

Nga sot fillojnë zgjedhjet në Bashkimin Evropian. Bashkimi Evropian është objektivi ynë! Lidhja Demokratike e Kosovës punon fuqimisht në zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit mes vendit tonë dhe Bashkimit Evropian. Në këtë frymë, LDK është anëtare dhe bashkëpuntore serioze e Partive Popullore Evropiane.

Popullizmi është një kërcënim serioz për të gjithë ne. Partitë Popullore Evropiane kanë nominuar z. Manfred Webber, për udhëheqës të Komisionit Evropian, një mik të LDK-së dhe Kosovës.  Z. Weber dhe të gjithë kandidatëve të EPP në këto zgjedhje, ju urojmë suksese dhe fitore.

Bashkëatdhetarë/e të nderuar/a, kësaj rradhe është më se e nevojshme që të votoni. Të votoni për kandidatët e Partive Evropiane Popullore, për një Evropë më të fortë dhe për një Evropë të arsyeshme dhe jo populliste.   

Ndërsa mikut tim, z. Daul, Kryetarit të PPE-së si dhe z. Webber, si udheheqës të kesaj fushate, ju uroj suksese në këto zgjedhje të rëndësishme për Bashkimin Evropian!

Suksese!

IM

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Nga fjalët, te veprat. Pas lajmit të mirë të daljes…