Kabashi: Ndaj Polonisë tregojmë se fitorja kundër Izraelit nuk ishte e rastësishme
10 qershor 2019
| 18:09
Përfaqësuesja Kosovës në hendboll është duke u përgatitur për ndeshjen e rëndësishme ndaj Polonisë e cila zhvillohet të mërkurën nga ora 20:00 në Prishtinë.
Hendbollisti i Kosovës, Enis Kabashi, është optimist për sfidën e vështirë me polakët.
“Jemi duke u përgatitur. Po ushtrojmë dy herë në ditë dhe ushtrimet po shkojnë shumë mirë. Jemi një grup lojtarësh që njihemi mirë, jemi shumë vite bashkë. Atmosfera në ekip është shumë e mirë. Kundër Polonisë presim përkrahje të madhe nga publiku, që të jetë lojtari ynë i tetë. Duam t’i tregojmë Evropës që fitorja kundër Izraelit nuk ishte e rastësishme, por mesazh për të gjitha ekipet mesatare evropiane, se Kosovën nuk do ta mposhtin lehtë, sidomos në shtëpinë tonë”, ka deklaruar Kabashi.



