Haradinaj, ish-presidentit Clinton: Sot populli ju falënderon për jetë

12 qershor 2019 | 13:21

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Kosova është e gatshme që të pajtohet me Serbinë shtet ky i cili para dy dekadave kreu gjenocid në Kosovë.

Haradinaj u shpreh se paqen e bëjnë të guximshmit, andaj Kosova sipas tij ka guxim që të pajtohet me Serbinë.

Kryeministri i vendit i ka bërë thirrje Serbisë dhe Vuçiqit që ta njohin Kosovën në kufijtë aktual dhe të drejtën e saj për të qeverisur.

“Paqen e bëjnë të guximshmit, e ne guxojmë me u pajtua me Serbinë. I bëjmë thirrje popullit të Serbisë, edhe Vuçiqit që ta njeh Kosovën në kufijtë aktual. Në mënyrë që ne të qeverisim, të punojmë më shumë, në luftimin e korrupsionit, forcimin e vendit dhe ligjit në vendin tonë”, ka thënë Haradinaj para të pranishmëve në ceremoninë qendrore kushtuar 20-vjetorit të hyrjes ushtarake të NATO-s dhe çlirimit të Kosovës.

Haradinaj ka falënderuat ish-presidentin amerikan, Bill Clintonin si dhe ish-sekretaren e shtetit Madeleine Albright për ndihmën që i kanë dhënë Kosovës ndër vite.

“Për shumë kohë, populli ynë ka kërkuar lirinë, brezat janë flijuar, populli priste nga Zoti ndihmën, familja Jashari dhe UÇK-ja qëndroi me ne, spastrimi etnik dhe frenat e vdekjes u ndalën nga ju President Clinton. Ju me aviona ndalet trenat e vdekjes e spastrimin. Sot populli ju falënderon për jetë, Kosova sot është një derë e re në rajon dhe sjell paqe për të gjithë ne. Kosova është e gjithë neve që jetojmë këtu, shqiptarëve dhe gjithë komuniteteve që jetojnë këtu”, ka thënë Haradinaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim ish-sekretaren…