Anton Quni e mposht Driton Selmanajn, merr timonin e LDK-së në Prizren

28 qershor 2019 | 19:59

Lidhja Demokratike e Kosovës, mes tensioneve të shumta, është duke vazhduar që të mbajë procesin e brendshëm zgjedhor.

E nga Kuvendi Zgjedhor i mbajtur në Prizren, delegatët e kësaj partie kanë zgjedhur për kryetar të LDK-së në Prizren, deputetin e ish-ushtarakun e UÇK-së Anton Qunin.

Quni fitoi karshi kolegut të tij, Driton Selmanajt, i cili nga 99 persona që votuan mori 45 vota.

Në Kuvend, morën pjesë anëtarët nga kryesia qendrore si Arban Abrashi, Haki Rugova, Gazmend Muhaxheri.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Propaganda gjithmonë ka qenë mjet, që Serbia e ka përdorur…