Haradinaj emëron edhe një këshilltar
18 korrik 2019
| 13:40
Kryeministri Ramush Haradinaj ka emëruar sot këshilltar të jashtëm politik Shkëlzen Sopjanin.
“Sot kam emëruar avokatin dhe ish Inspektorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Shkëlzen Sopjanin, Këshilltar të Jashtëm Politik. Njohuritë dhe ekspertiza e tij do t’i shërbejnë politikëbërjes sa më të avancuar dhe efektive”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/