Hamza: Prioriteti është stabiliteti maktro-fiskal

18 korrik 2019 | 13:24

Ministri i Financave Bedri Hamza, ka thënë se prioritet i Ministrisë së Financave në procesin e planifikimit të buxhetit për vitin 2020-2022 është stabiliteti makro-fiskal i vendit. “Në këtë drejtim objektivat tona permanente konsistojnë në harmonizimin e të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore”, ka deklaruara ministri i Financave Bedri Hamza gjatë takimit me përfaqësuesit e komunës së Gjilanit, komunës së Vitisë, Shtërpcës, Ranillugut, Kaçanikut, Hani i Elezit, Parteshit, Kllokotit, Ferizajit, si dhe komunës së Novobërdës.

Ky takim është mbajtur në kuadër të forumeve me autoritetet komunale lidhur me zhvillimin e procesit buxhetor komunal për periudhën 2020 – 2022,  të organizuara nga Ministria e Financave në bashkëpunim me OSBE-në, të cilat kanë filluar që nga data 12 korrik 2019 dhe janë zhvilluar me të gjitha komunat e Kosovës.

Hamza ka deklaruar se qëllimi i këtij takimi është që të informohen zyrtarët e komunave mbi procesin buxhetor komunal për vitin 2020-2022, si dhe për koordinimin e aktiviteteve mbi zhvillimin e planifikimit afatmesëm të buxhetit komunal të përcaktuar me kuadrin ligjor, me theks të veçantë do të diskutohet mbi Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve për vitin 2020-2022, Qarkoren Buxhetore 2020/01, Strukturën e Shpenzimeve, si dhe Projektligjin për Financat e Pushtetit Lokal.

“Korniza për buxhetin e vitit 2020 bazohet në KASH 2020-2022 që është aprovuar nga Qeveria e Kosovës bazuar në prioritetet afatmesme të Qeverisë dhe kornizën makro-fiskale për vitet 2020-2022. Gjatë zhvillimit të procesit buxhetor, janë marrë parasysh edhe zotimet tona në raport me institucionet financiare ndërkombëtare. Në këtë kontekst, Qarkorja Buxhetore 2020/01 është hartuar në pajtim me obligimet nga marrëveshjet financiare ekzistuese dhe të atyre në negocim, dhe reflekton në drejtimin e politikave fiskale të përcaktuara në pajtim me Fondin Monetar Ndërkombëtar”, është shprehur Hamza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka takuar gjeneralin Tod D.…