ASK: Çmimet e importit në Kosovë u rritën për 2.7% gjatë një viti
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Importit (IÇIMP) për tremujorin e parë (TM1) 2026.
Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë pati rënie për 0.3% në TM1 2026 krahasuar me TM4 2025. Ndërkaq, krahasuar me TM1 2025, Indeksi pati rritje prej 2.7%.
Ngritje më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te: produktet minerale (4,2%), letra dhe artikujt e saj (4,0%), instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinal, muzikorë dhe mekanizmat e orës (3,0%), pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike 0.9%, plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (0,7%),etj.
Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorit te: shtazët e gjalla; produktet e shtazëve(-2,4%), tekstili dhe artikujt e tekstilit (-2,1%),artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (-2,0%), artikujt ushqimor të përgatitur, pijet dhe duhani (-0,7%), druri dhe artikujt e tij (-0,2%),etj.
Çmimet e Importit në Kosovë patën rritje në një mesatare prej 2,7% ndërmjet (TM1) 2026 dhe (TM1) 2025.
Ngritje më të mëdha sipas sektorëve ishin te: lëkura dhe artikujt e saj (23,2%), produktet minerale (11,5%), instrumentet optike, fotografik, matës, medicinal dhe muzikorë dhe mekanizmat e orës (7,2%), artikujt e ndryshëm të prodhuar (7,0%), këpucët (5,2%), vajrat ushqyese (5,1%), shtazët e gjalla; produktet e shtazëve (4,5%),etj.
Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorit: produktet bimore (-6,3%),%, tekstili dhe artikujt e tekstilit (-4,5%), artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (-1,5%), plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (-1,4%), metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (-1,2%) dhe letrat dhe artikujt e saj (-0,3%).



