Haradinaj: FSK-ja po avancohet sipas standardeve të NATO-s

18 korrik 2019 | 12:53

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka takuar gjeneralin Tod D. Wolters, komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë.

Në këtë takim Haradinaj ka theksuar se Kosova është rreshtuar me ushtritë e lirisë e të paqes dhe se FSK-ja multietnike dhe profesionale, ofruese e sigurisë në vend, rajon dhe më gjerë, po avancohet sipas standardeve të NATO-s.

“Kosova, në aspiratën e saj për anëtarësim në Paktin Veri-Atlantik, është e gatshme të kontribuojë për paqen aty ku kërkohet nga aleatët tanë. Mirënjohës grave dhe burrave që në misionin e NATO-s, KFOR, tani e dy dekada shërbyen për garantimin e stabilitetit dhe sigurisë për të gjithë në Kosovë”, ka thënë Haradinaj pas takimit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim kryetarin e…