Irani mohon se SHBA-ja ia ka rrëzuar dronin

19 korrik 2019 | 15:03

Republika Islamike e Iranit ka mohuar se luftanija amerikane ka rrëzuar një dron iranian në Ngushticën e Hormuzit, ashtu siç pretendon SHBA-ja.

Zëvendësministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka shkruar në “Twitter” se Teherani nuk ka humbur ndonjë dron në Ngushticën e Hormuzit apo gjetkë.

Kurse, zëdhënësi i forcave të armatosura të Iranit, Abolfazl Shekarchi, ka treguar se të gjithë dronët iranianë janë kthyer në bazat e tyre.

Zyrtarët iranian kanë paralajmëruar se se së shpejti do të publikojë imazhe që i hedhin poshtë pretendimet e SHBA-së.

Me herët, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se luftanija amerikane ka rrëzuar dronin iranian, pasi ai ka paraqitur kërcënim për të, duke fluturuar 1,000 metra larg luftanijes.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Fehmi…