Veseli fton bashkatdhetarët për të shfrytëzuar të drejtën e votës

09 shtator 2019 | 23:25

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka ftuar bashkatdhetarët në diasporë për të votuar në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.

Veseli përmes një video-incizimi të publikuar në llogarinë e tij në “Facebook”, ka thënë se mërgimtarët duhet të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar pasi zëri i tyre e ka peshën e vet në proceset e rëndësishme për vendin.

“Të dashur bashkatdhetarë,

Zëri juaj duhet ta ketë peshën e vet në proceset me të rëndësishme për Kosovën. Andaj, ju ftoj që ta shfrytëzoni të drejtën tuaj të votës për zgjedhjet e 6 tetorit”, ka thënë Veseli.

https://www.facebook.com/214842955357585/posts/1352570138251522?sfns=mo

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova U21 ka pësuar humbjen e parë në kualifikimet për…