Hisen Berisha kërkon mbështetjen e veteranëve të UÇK-së

23 shtator 2019 | 16:00

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Hisen Berisha, ka takuar veteranët e luftës së UÇK-së, ku ka kërkuar mbështetjen e tyre për zgjedhjet e 6 tetorit.

Ai ka thënë se po kërkon mbështetjen e njëjtë ashtu siç ia kanë dhanë njëri-tjetrit në kauzën për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

“Të dashur vëllezër të armës! Sot jam midis jush për të kërkuar mbështetjen vëllazërore në procesin politik, ashtu siç e mbështetëm vëllazërisht njëri-tjetrin dhe kauzën për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës! Të nderuar veteranë, Republikës së Kosovës sërish iu është vërsulur Serbia por tani me diplomaci duke ndikuar direkt në rrënimin e sovranitetit dhe shtetësisë sonë. Ditët pas zgjedhjeve për qeverinë e Kadri Veselit dhe për krejt shqiptarët e Kosovës që e duan shtetin sovran, do të jetë luftë e cila patjetër duhet të fitohet nga ne!”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Berishës:

Të dashur vëllezër të armës!

Sot jam midis Jush për të kërkuar mbështetjen vëllazërore në procesin politik, ashtu siç e mbështetëm vëllazërisht njëri tjetrin dhe kauzën për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës!

Të nderuar veteranë, Republikës së Kosovës sërish iu është vërsulur Serbia, por tani me diplomaci duke ndikuar direkt në rrënimin e sovranitetit dhe shtetësisë sonë.

Ditët pas zgjedhjeve për qeverinë e Kadri Veselit dhe për krejt shqiptarët e Kosovës që e duan shtetin sovran, do të jetë luftë e cila patjetër duhet të fitohet nga Ne!

Partneriteti ndërkombëtar, USA dhe QUINT-i duhet ta dinë se vetëm PDK mundet me shty përpara zhvillimin ekonomik dhe integrimin e Kosovës në mekanizmat euroatlantike, mirëpo për me realizua ketë projekt neve vëllezër na duhet ndihma e shtetasve të Kosovës në këtë proces elektoral dhe kjo fitore jona duhet patjetër të jetë me mbi 50 për qind kjo jo për ta shndërruar PDK-në parti shtet, por për ta shndërrua PDK-në parti qeverisëse.

Ne nuk do të ecim të vetëm në qeverisjen post elektorale, shoqëria civile me ekspertet e saj dhe fusha akademike e profesorëve universitare do te jenë konsulent permanent te qeverise Veseli.

Partitë të cilat e duan Kosovën shtet të pavarur do të mund të kontribuojnë duke bërë opozitën e mirëfilltë pa gaz, pa armë dhe pa djegie.

Në qoftë se ka nga ato parti që do të dëshirojnë me përqafua projektin e PDK-së pas zgjedhjeve, munden me na ‘u bashkëngjitë në proces por kësaj radhe koalicioni do të forcoj PDK-në në ecjen qeverisëse dhe do ta dobësojë sikur deri tani!

Këtu jemi sot para juve vëllezër dhe nesër para botes për të integruar me dinjitet Republikën e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare! Zoti na ndihmoftë!
Urime zgjedhjet!

“ZOTI PARA NE MBRAPA, FITORJA ËSHTË JONA”-327

/Epoka e re/

Image may contain: 2 people, people sitting, table, outdoor and indoorImage may contain: 6 people, people standing

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet e IPKO…