Veseli në Dragash: Jemi të vetmit që nuk flasim, por veprojmë

26 shtator 2019 | 16:38

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka mbajtur një tubim elektoral në shtëpinë e kulturës në Komunën e Dragashit.

Në këtë tubim, Veseli ka kërkuar votën e qytetarëve të kësaj komune, derisa ka treguar arsyet se pse duhet që PDK-ja t’i fitojë zgjedhjet e 6 tetorit.

“Jemi të vetmit që nuk flasim, por veprojmë. Kemi plan-program e platformë të denjët. Ne nuk fyejmë e nuk shajmë”, ka thënë Veseli.

Në kuadër të fushatës zgjedhore, Veseli do të mbajë një tubim në Zhur dhe në Prizren.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur mbledhjen e radhës…