Veseli premton barna falas për pensionistët me sëmundje kronike

30 shtator 2019 | 17:21

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, po vazhdon fushatën çdo ditë me shpalosjen e pikave të programit të tij qeverisës, dhe sot vëmendjen u ka kushtuar të moshuarve.

Në llogarinë e vet në “Facebook”, Veseli ka shkruar: “Ne e kemi obligim të kujdesemi që të gjithë të moshuarit të kalojnë pleqëri sa më të qetë, në një ambient sa më të rehatshëm dhe të lumtur. Prandaj në qeverinë time, çdo i moshuar mbi 65 vjeç do t’i marrë falas barnat për sëmundje kronike, sepse vetëm kështu ua kthejmë dinjitetin dhe respektin që meritojnë”.

Veseli ka thënë se brenda tetë muajve të parë të qeverisjes së tij do të jetësohen edhe sigurimet shëndetësore, duke garantuar kështu shërbime cilësore shëndetësore për të gjithë qytetarët.

Fotografia e Kadri Veseli

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kryeministre, Vjosa Osmani,…