Vdes zëvendësministri i Financave

03 nëntor 2019 | 15:17

Zëvendësministri i Financave në Qeverinë e Kosovës dhe zyrtari i Listës Serbe, Bojan Stojanoviq, është ndarë nga jeta mbrëmë, pas një sulmi në zemër.

Stojanoviq ishte kryetari i parë i komunës së Graçanicës, e cila u formua në vitin 2009. Ai e mbajti këtë funksion deri në vitin 2013, raporton media serbe “Kurir”.

Stojanoviq la pas gruan dhe tre fëmijë.

Bojan Stojanoviq do të varroset të hënën në Dobrotin.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Nga ora 17:30 në “Goodison Park” zhvillohet derbi i Premier…