Reçica: Komunikata e LV-së, kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj institucioneve të drejtësisë

15 nëntor 2019 | 17:29

Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Skender Reçica, ka reaguar ndaj një komunikate të Lëvizjes Vetëvendosje, në të cilën ndër të tjera është thënë se kjo lëvizje është duke mbledhur fakte e prova të ndërhyrjes politike në marrjen e vendimeve të fundit në raport me zgjedhjet e 6 tetorit.

Reçica në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se kjo komunikatë paraqet kërcënim të drejtpërdrejt ndaj institucioneve të drejtësisë.

“Lëvizja Vetëvendose me këtë deklaratë drejtpërdrejtë kërcënon gjyqtarët dhe tregon se ata nuk e dinë çka është shteti dhe drejtësia”, ka shkruar Reçica.

Postimi i plotë i Reçicës:

Komunikata e LVV-së është kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj institucioneve të drejtësisë. Thuhet se sulmi është mbrojtja më e mirë. Atë po e bënë edhe LVV-ja.

Lëvizja Vetëvendose me këtë deklaratë drejtpërdrejtë kërcënon gjyqtarët dhe tregon se ata nuk e dinë çka është shteti dhe drejtësia.

Veprimet e saja nuk kanë lidhje me demokracinë, ligjin dhe kushtetutshmërinë. Ata mendojnë se shteti është parti apo partia është shteti!

Çfarë shprese për ndryshim është kjo, kur ende pa marrë drejtimin e shtetit, frikëson e kërcënon shtetin ligjor.

Ajo nuk po tregon sesi ndërtohet shteti i së drejtës, por si kapet shteti dhe institucionet e pavarura të tij.

Pra ky është angazhim konkret në kapjen e shtetit! Pikërisht, Vetëvendosje është partia e fundit në Kosovë që mund të flasë për pastërti elektorale, veçanërisht pas tentimit të turpshëm për të kontrabanduar pakot nga Serbia dhe për të grabitur mandate.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Ferrari Roma”. Ky është emri i modelit të pestë që…