Gjendja e sigurisë në Kosovë, temë e diskutimit të Lumezit me kolonelin Paolo Pelosi

09 dhjetor 2019 | 12:15

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur në takim komandantin e ri të Njësisë Multinacionale të Specializuar (MSU), të karabinierëve italian, në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë, kolonel Paolo Pelosi.

Në fillim të takimit, kryeprokurori Lumezi, i ka uruar mirëseardhje dhe suksese në misionin e ri kolonelit Pelosi, me ç’rast e ka njoftuar atë me punën dhe të arriturat e Prokurorit të Shtetit në funksion të forcimit të sundimit të ligjit.

Në anën tjetër, koloneli Paolo Pelosi, duke e vlerësuar punën e Prokurorit të Shtetit, ka shprehur gatishmërinë e tij për të ndihmuar sistemin prokurorial në të gjitha çështjet që karabinierët në kuadër të misionit të KFOR-it mund të kontribuojnë.

Po ashtu, kryeprokurori Lumezi dhe koloneli Pelosi, biseduan edhe për gjendjen e sigurisë në Kosovë, me ç‘rast vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe u pajtuan që ky bashkëpunimin ndërmjet institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe Njësisë Multinacionale të Specializuar të Karabinierëve Italian në kuadër të misionit të KFOR-it, të avancohet edhe në të ardhmen.

Në fund të takimit, kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka falënderuar kolonelin, Paolo Pelosi, për kontributin dhe angazhimin e karabinierëve dhe KFOR-it, për të mbështetur paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në Durrës ku po…